Categories Lajme

Pronari i restorantit hiqet si i dashuruar me bashkëshorten e tij, si reagon italiani para kamerave

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Blerina dëshiron t’i bëjë një surprizë bashkëshortit të tij italian dhe ta gëzojë në këtë periudhë pandemie, i cili po e përjeton pak keq këtë mbyllje. Para se ta ftojë në studio Antonon, Ardit Gjebrea i ka përgatitur një lojë të vogël. Arditi ka ftuar Klajdin, një pronar restoranti i cili do aktrojë dhe do i thotë Antonion se ai e njeh Blerinën që në moshën e adoleshencës dhe ka rënë në dashur me të. Pasi hyn në studio, Antonio shikon një tavolinë me ushqime italiane dhe një gotë verë. Pasi pa Klajdin në ekran, ai u shpreh se nuk e njeh, në këto momente pronari i restorantit hyn në rol dhe fillon të tregojë historinë.

Klajdi: Unë jam Klajdi, nuk njihemi por unë të thirra këtu sot për të folur për bashkëshorten tënde Blerina. Nuk e di nëse ke dëgjuar të flitet për mua, por unë dhe Blerina, gjatë adoleshencës sonë, jemi rritur bashkë. Ti me siguri je në dijeni për periudhën e vështirë që ajo ka kaluar ato vite. Unë i kam ndenjur gjithmonë pranë si një vëlla, por me kalimin e viteve, brenda meje kjo ndjenjë ndryshoi dhe si tha them… Fillova të ushqej një ndjenjë më të thellë, por nuk e mora kurrë guximin t’ja shprehja këtë ndjenjë. Pastaj në 2010 ajo u largua dhe erdhi të jetojë në Itali. Unë mora vesh për marrëdhënien tuaj, në fillim e pata të vështirë ta pranoja këtë gjë, por me kalimin e kohës fillova të mësohesha. Unë të kam ftuar këtu sot për të ditur nëse ti po e bën të lumtur, nëse ajo është e lumtur me ty. Gjithsesi do të doja t’i bëja me dije se unë jam dhe do jem gjithmonë këtu për të.

Ardit Gjebrea: Si vëlla besoj. Klajdi: Nuk e di… Po. Unë kam një ndjenjë për të që nuk di si ta përshkruaj me saktësi. Doja të të pyesja, ti Antonio po e bën të lumtur?

Antonio: Duhet të përgjigjet ajo, mendoj se po. Pastaj është punë për mua. Ardit Gjebrea: Nga sa po kuptoj dhe nga sa kam folur me zotërinë, ai dëshiron të mbyllë një herë e mirë këtë kapitull që të mos mbajë më shpresa.. Sepse ai po jeton me shpresën se një ditë do të bashkohet dhe t’i thotë se çfarë ndjen për të.

Antonio: Jo ky është një kapitull i mbyllur për të. Është një kapitull që nuk është hapur kurrë. Në këto momente shfaqet Blerina e cila i tregon se ishte vetëm një shaka dhe i kërkon publikisht që t’i kushtojë më shumë vëmendje, nuk do ta shohë të gjithë kohë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME