Categories Lajme

Histori si e Romeos dhe Zhuljetës/ Dy muaj më parë ruli i shtypi të dashurin, 18-vjeçarja s’duron dhimbjen dhe sot i jep fund jetës

Një histori tra gjike dashurie.

Kështu mund të përkufizohet vde kja e raportuar sot për 18 vjeçaren në Vasjar të Tepelenës, që i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e prindërve të vet, e që sot, që në orët e para të mëngjesit, fshati u zgjua nga sirenat e makinave të policisë për shkak të vd ekjes tra gjike.

Nëse vajza do kishte lexuar historinë e Romeos dhe Zhuljetës, nuk do të kishte kopjuar kaq mirë planin e saj për ti dhënë fund jetës.

Historia fillon kur vajza ishte 14 vjeç në klasën e 9-të, ende pa shkuar në gjimnaz. Vajza dashu rohet me M. K., djali 2 vjet më i madh se ajo nga Fieri.

Edhe pse të rinjtë e shpallën dashurinë dhe kërkuan lejen e familjeve, fshati gumëzhinte nga thashethemet. Prinderit e vajzës nuk e lejonin dot që fëmija e tyre i vogël të lidhej me djalin. Nuk po e linin. Ndaj, djaloshi vendosi ta rrë mbejë dhe ta cojë në Fier.

Martesa u konsiderua e konsumuar, dhe prindërit e vajzës, që veç saj kishin edhe dy djem, e pranuan fatin e vajzës së tyre, shkruan newsbomb.al.

Djali, u kujdes për vajzën që mori për grua. E çoi edhe në gjimnaz në Fier. Por, kishte krijuar familjen shumë herët ndaj duhet të punonte.

Këtë vit, sapo filloi punën bypass në Fier, u punësua dhe i riu, M.K. Nuk zgjati shumë historia e tij me punën. Siç ka raportuar media, djali dy muaj më parë u gjet nën rulin që shtronte rrugën, duke e lënë të v dekur. U përpoqën ta quajnë aks ident në punë, shkruan newsbomb.al.

Vajza, tanimë, në moshën 18 vjeçare nuk po mësohej me fatin e saj të keq. Dashuria e saj e para dhe e vetme nuk jetonte. Në Fier, pa burrin, nuk kishte ç’të bënte. Familja e mori vajzën e vetme në shtëpi në Vasjar, pranë prindërve. Dy muaj kanë kaluar nga vde kja e bashkëshortit dhe ajo çdo ditë jetonte në depr esion. “Do vr as veten” u thoshte familjarëve.

Në familje menduan se do i kalonte kjo gjendje. Dhe për të qëndruar pranë saj, lanë njërin prej vëllezërve. Ai flinte me të në një dhomë, për të shmangur ndonjë tr agjedi.

Por, vëllai, dy ditë më parë iku në Gjermani, për një javë dhe do kthehej prapë. Vajza ka shfrytëzuar momentin që nuk kishte kontroll, dhe në kushte të rënduar psi kologjike, piu foto ksinë duke i dhënë fund jetës.

Trupi I saj sot paradite gjendet akoma në mo rgun e Gjirokastrës. Në fshat, të gjithë qajnë fatin trag jik të vajzës që I dha fund jetës në moshë të herët vec nga dhimbja e dashurisë. newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME