Me një urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes të mbërritur në datën 14 janar 2020, të gjithë banorët të cilët strehohëshin prej kohësh në “Shtëpinë e ushtarakëve ” në Vlorë e njohur ndryshe dhe si “Shtëpia e Oficerave” duhet të lironin banesat sociale ku po strehoheshin brenda datës 20 janar.
Ashtu sic përshkruhej edhe në këtë urdhër ketë mëngjesë të hënë përfaqësues të ministrisë së mbrojtjes sëbashku me policinë ushtarake prej orës 7 të mëngjesit kanë mbërritur në shtëpin e ushtarakëve në Vlorë duke nxjerë jasht banorët.Afro 8 familje, me mbi 20 banor, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, fëmijë të vegjël por dhe invalidë mbeten në qiell të hapur.
Banorët shprehen se shpesh herë i janë drejtuar dhe bashkisë së Vlorës për ti strehuar diku pasi ata vetë nuk kanë mundësi të gjejnë një banesa me qera sepse se përballojnë dot qeran.
Por edhe bonusi i qerasë i dhënë nga bashkia e Vlorës nuk është zgjidhje për ta, pasi duke parë gjendjen e tyre ekonomike, dhe përkacinë raciale askush nuk mund ti japi shtëpi me qera Jurgen Colaku Drejtor i infrastrukturës në Bashkinë e Vlorës shprehet se e vetmja zgjidhje momentale që mund ti jepet banorëve është të mundet të gjejnë një shtëpi me qera deri në 15 mijë lek të reja në muaj, ta paraqesin kontratën me qeramarsin në bashkinë e Vlorës në mënyrë që të trajtohen me bonus qeraje nga Bashkia e Vlorës.
Për momentin bashkia nuk mund tju ofroj banorëve strehim sic ata kërkojnë, teksa e vetmja zgjidhje për ta mbetet bonusi i qerasë. 8 familje me mbi 20 banor në to jetojnë prej disa vitesh në shtëpinë e ushtarakëve në Vlorë kundrejtë një qeraje prej 6000 lekësh të reja në muaj të cilat ja dorëzonin cdo muaj një përfaqësuesi të ministrisë.
Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të hënë banorët janë nxjerë nga këto banesa sociale duke u hedhur në rrugë, pasi shtëpia e ushtarakëve në Vlorë si pronë e ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë do rikonstruktohet për tu bërë më pas zyrë e kadastrës së qytetit.

