Categories Lajme

Histori suksesi! Adoleshenti shqiptar fiton betejën për të qëndruar në Britani…100 mijë njerëz firmosin peticionin

Stiven Bregu, është 18-vjeçari shqiptar, historia e të cilit u bë e njohur para 1 muaj teksa ai do të deportohej nga Britania. Një peticion filloi të nënshkruhej për të ndaluar deportimin e tij, peticion që mori 100 mijë firma dhe tashmë shqiptari mund të qëndrojë në Britani.

Historia

Stiveni u largua nga Shqipëria dhe udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe 5 vite më parë në 2015. Pasi mbërriti atje ai u braktis në rrugë nga trafikantët.

Ishte vetëm 13 vjeç në atë kohë dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Më pas ai u dërgua në një qendër për të mitur ku la mbresa për aftësinë e tij për të mësuar.

Pa ditur gjuhë dhe i vetëm sërish ai arriti të merrej në kujdestari nga një familje në Bristol e cila i dha mundësi edukimi.

Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë.  Stiven gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike. Pas përfundimit të gjimnazit ai ia doli të vleresohej me notën më të lartë dhe ishte mjaft i zoti në matematikë. Ndërkohë ai fitoi mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Marvin Rees dhe më pas iu dha e drejta të ishte mentor i nxënësve të rinj.

Pasi mbushi moshën 18 vjeçare ai humbi të drejtën e qëndrimit  dhe për këtë arsye ai aplikoi për të qëndruar dhe më tej në Britani të Madhe. Kërkesa e tij  u refuzua pasi ai nuk u kualifikua për azil sipas rregullave të emigracionit.

Familja që e kishte në kujdestari dhe miq hapën një peticion që arriti 100 mijë firma, pas kësaj atij iu dha një mundësi për të qëndruar në Britani pasi apeli i tij u pranua.

Mësuesi i tij kujdestar Rob Shaë është shprehur i lumtur që apeli i tij doli me sukses. “Stiven tani ka dëgjuar rezultatin e apelit të tij dhe unë jam i kënaqur t’ju them se ai ka qenë i suksesshëm dhe ka të drejtë të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Shaë.

Autoritetet në Britani megjithatë kanë dy javë kohë që mund ta apelojnë këtë vendim por nëse kjo nuk ndodh, Stiven do të qëndrojë në Britani dhe do vijojë studimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME