Categories Lajme

Historia e koncesionit të aeroportit të Rinasit, si u favorizua privati

Aeroport “Nënë Tereza”, prej dekadash është i vetmi që operon në vendin tonë. Është një monopol i pastër në transportin ajror të pasagjerëve dhe e vetmja derë e Shqipërisë me qiellin. Historia e këtij koncensioni fillon në kohën e qeverisë Nano, vitet 2003 – 2004. Në këtë periudhë Shqipëria kishte nevojë urgjente për ndërtimin e një terminali të ri në aeroportin e Rinasit. “Ne kishim një kolibe, jo një aeroport. Më kujtohen të gjitha ato, nuk dua të përshkruaj procesin e qarkullimit të njerëzve. Të një torture që duhet të kaloje për të kapur një apo dy linja,”-tha Anastas Angjeli, ish – Ministër i Ekonomisë.

“Kishim një infrastrukturë terminale që linte për të dëshiruar, ku sa herë që binte shi, mbulonim kompjuterat me plasmas. Rrethimi ishte i papërshtatshëm, njerëzit e zonës kalonin mes për mes pistës për të shkuar në darkë në shtëpi. Gjëra që në atë kohë shteti nuk arrinte ti bënte, në parametrat e duhur të aviacionit, duke krijuar një ambient jo të sigurt për avionët”, tregon Ervin Minarolli, Ish – Drejtor i Aviacionit Civil.   Rikonstruksioni i aeroportit nuk ishte vetëm një nevojë për të përmirësuar imazhin e vendit. Mbi të gjitha ishte nevojë për të përmirësuar kushtet e sigurisë. Kjo vinte edhe pas sulmit terrorist të 11 shtatori 2001, ku për herë të parë avionët civil u përdorën për goditjen e 2 kullave në New York.

Në këtë lloj lufte të re, nevojiteshin masa të reja sigurie në çdo aeroport të botës. Dhe Rinasi, ishte në atë kohë në listën e zezë, si aeroporti më i pasigurt në Europë. Në këto kushte shteti Shqiptar, në pamundësi të investonte vetë, i ktheu sytë nga investitorët privatë. “Pse ne zgjodhëm metodën e koncesionit? Sepse situate ekonomike e vendit ishte shumë e vështirë në atë kohë dhe ishte e vetmja mënyrë që shteti mos të shpenzonte para, ishte kontrata koncesionare”, Anastaj Angjeli ish – Ministër i Ekonomisë./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME