Categories Kuriozitete

Historia e pazakontë, njihuni me duarartët e furrës së veçantë në Pekin

Është një furrë shumë e pazakontë në një spital të shëndetit mendor jashtë Pekinit. Pacientët mund të bëhen vullnetarë për t’u bashkuar, dhe shitja e produkteve të tyre i ndihmon ata të lidhen përsëri me botën.Sidoqoftë, disa njerëz janë ende të kujdesshëm ndaj bukës që pjekin… Pacientët e spitalit shprehen se në fillim ishin shumë të frikësuar se askush s’do blinte produktet e tyre dhe kjo i bënte të ndiheshin shumë keq.

Janë tetë pacientë që pjekin bukë dhe të gjithë me probleme mendore të ndryshme. Ata punojnë çdo të martë, të mërkurë dhe të premte dhe i vunë emrin dyqanit ” Furra e Çmendur”. Ata shesin bukët e tyre në shkolla ndërkombëtare dhe komunitete të ndryshme duke i dhënë mundësinë pacientëve të jenë në kontakt me botën jashtë.

Gin Ge, një pacient tregon se ndihet pafund i lumtur që buka që ai bën pëlqehet dhe shitet . Kjo ide në fillim u krijua nga vullnetarë europiane rreth 15 vite më përpara. Çdo pacient i cili e ndjen veten mirë mund të vijë dhe të gatuajë për të tjerët. Por ka dhe raste që pacientëve i kthehet buka. Një paciente tregon se biznesmenët blejnë bukë dhe më vonë e kthejnë duke arsyetuar se buka që bëjnë nuk është e shëndetshme. “Është shumë e dhimbshme që njerëzit nuk të kuptojnë se sa keq ndihesh , se sa dëshirë të madhe ke për tu pranuar nga të tjerët, ata na shohin ne si qenie jashtëtokësore por ne jemi njerëz njësoj si ata”. Por në fund të ditës më duhet të falenderoj Zotin që kemi njeri-tjetrin këtu dhe kemi mundësi të bëjmë diçka dhe të ndihemi të dobishëm, tha Gin Ge./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME