Categories Lajme

Plisat nuk duan veç Prishtinën, ky gjest të lë pa fjalë!

Huliganë, rrëmujaxhi dhe shumë epitete mund t’u vendosen grupimeve ultras, por në një nga momentet më të vështira të Shqipërisë, ata kanë treguar shpirtin e tyre solidar dhe janë vënë në shërbim të bashkatdhetarëve të tyre.

Mbështetje ka pasur madje edhe nga Greqia, ndaj as që vihej në dyshim që nga Maqedonia e Veriut dhe Dardania grupimet ultras të viheshin në mbështetje të shqiptarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndihma të ndryshme erdhën në ditët më të vështirë, ndërkohë që Plisat nuk ndalen sërish.

Ata kanë qenë në Durrës, aty ku shpesh herë kanë kaluar pushimet dhe netët e paharrueshme para ndeshjeve të kombëtares. Plisat, edhe njëherë tregojnë atdhedashurinë e tyre. Dashuria e tyre nuk është vetëm për Prishtinën, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, e njëjtë dhe pa kushte.

PLISAT NË DURRËS: Sapo përfunduam shpërndarjen e dhuratave në Durrës! Sot filluam shpërndarjen e dhuratave të aksionit “Ndihmo edhe ti”. Ndryshe nga herët tjera , sot vizita jonë në Durrës ka pasur një qëllim tjetër. Kemi vizituar Shkollën 9 vjeçare “Naim Babameto”, në Durrës. Ndryshe nga shkollat tjera, kjo shkollë nuk ka pasur fuqinë t’i përballojë tërmetit të pamëshirshëm të datës 26/11/2019.

Në shkollën e ulët 9 vjeçare “Naim Babameto”, kemi shpërndarë dhurata për nxënësit e klasave të ulëta(1 deri 5) gjithsej për 507 nxënës të kësaj shkolle. Dhuratat i kemi shpërndarë në gjimnazin “Leonik Tomeo”, shkruajnë ultrasit e Prishtinës, që u kanë dhuruar një ditë të bukur bashkatdhetarëve të tyre në Durrës. Aksioni sapo ka filluar! /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME