Categories Lajme

Historia e Pedri, djaloshit që u refuzua nga Reali dhe u bë “hit” në Champions

Pedro Gonzales Lopez, ndryshe Pedri, u ble nga Barcelona për 5 milion euro nga Las Palmas, ndërkohë që ditën e djeshme debutoi në Champions League me gol. 17-vjeçarin e kanë cilësuar si Andres Iniesta i ri, por sigurisht këtë duhet të vërtetojë. Cilësitë i ka dhe këtë sezon mund të marrë minuta të vlefshme për ta afirmuar pjesë të skuadrës së parë dhe më pas pse jo të luajë edhe si titullar. Kundër Ferencvaros shënoi, sikurse bëri dhe Ansu Fati. Të dy e bënë Barcelonën ekipin e vetëm që kishte shënuar në një ndeshje Championsi me dy 17-vjeccarë.

E të mendosh se Pedri mund të kishte qenë pjesë e Real Madrid. “Kur Barcelona më thirri isha shumë i entuziazmuar, nuk dija as çfarë të thosha. Isha i shtrirë në rezidencën e klubit dhe u hodha nga gëzimi. Më pas i thashë edhe mikut tim Nestor dhe të dy po hidheshim përpjetë. Iniesta ka qenë gjithmonë referenca ime. Kam bërë një provë me Realin, por isha i pafat atëherë”, tregonte Pedri për LaSexta disa kohë më parë, ndërkohë që me madrilenët ai është testuar në shkurt të vitit 2018 në Valdebebas.

Raporti për të ishte negativ. Vetëm dy ditë stërvitje dhe te madrilenët ishin të bindur që mesfushori qendror nuk ishte për ta. Me siguri te Reali janë penduar, për një djalosh që është pjesë e Barcelonës, shkon në supermarket dhe blen sende, me to në qese shkon në stadium dhe më pas i hipën taksisë për të shkuar në shtëpi. Fotot e tij më pas bëhen edhe virale…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME