Categories Covid-19

Rikthehen ditët e errëta për Italinë, koronavirusi bën “kërdinë e madhe” në 24 orët e fundit

Italia ka pësuar një rritje rekord të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë shënuar janë 15,199 infeksione të reja të koronavirusit ndërkohë që një ditë më parë ishin 10,874. Numri total i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë ka shkuar afro 450 mijë më saktë, 449.648. Rritje ka pasur dhe numri i të vdekurve, ku në 24 orët e fundit kanë regjistruar 127 duke e çuar në 36 832 numrin total. Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 89. Lajmi i mirë vjen vetëm nga të shëruarit, që ishin 2369. Rajoni më i goditur është padyshim Lombardia, që ka praktikisht dyfishuar të prekurit nga dita e djeshme, me 4126 pozitivë.

Në atë rajon, ashtu si në Campanja,sot me 1760 raste në rajonin ku është kryeqendër Napoli, autoritetet shëndetësore deklarojnë se situata ka dal jashtë kontrollit” dhe aty priten tashmë masa edhe më shtrënguese.

Është domethënës fakti që në provincat dikur vatër të infeksionit në mars, ato të Bergamos, Breshës dhe Cremonës, infeksionet kanë qenë nga më të ulëtat, pothuajse sikur të kishin krijuar një imunitet grupi, siç pohoi vetë kryebashkiaku i Milanos, Sala. Shqetësuese edhe situata në Veneto, ku ka ngritje të lartë rastesh, me 1083 të tilla, ndërkohë që në Lacio janë 1219./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME