Categories Kuriozitete

Historia e shkëmbit hënor që qëndron në zyren e Biden

Në Zyrën Ovale të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, ndodhet edhe një copë shkëmbi i marrë në Hënë dhe i sjellë në Tokë në vitin 1972 nga misioni i fundit hapësinor, “Apollo”.

Ai është një vlerësim simbolik i arritjeve të gjeneratave të mëparshme dhe një mbështetje simbolike për qasjen e tanishme amerikane hulumtuese të Hënës dhe Marsit. Me kërkesë të administratës së re të Biden, NASA huazoi shkëmbin hënor nga “Lunar Sample Laboratory Facility” në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.

Shkëmbi peshon 332 gramë dhe u mblodh nga astronautët e “Apollo 17”, Ronald Evans, Harrison Schmitt dhe Eugene Cernan, të cilët ishin njerëzit e fundit që shkelën në Hënë. Mostra u mblodh në bazën e Masivit Verior në Luginën Taurus-Littrow: është 3.9 miliardë vjet i vjetër dhe i formuar në Detin Imbrium, një pellg me diametër 1,145 kilometra, i krijuar gjatë periudhës së fundit të impakteve intensive të meteoritit në anën e afërt të Hënës.

Sipërfaqet e parregullta të kampionit, përmbajnë kratere të vogla të krijuara nga përplasja e meteoritëve shumë të vegjël. Anët e sheshta, u modeluan në “Lunar Curation Laboratory” të NASA-s kur nga kampioni janë prerë disa pjesë nga mostra për kërkime shkencore. Ky lloj i kërkimit është i domosdoshëm, vëzhgon NASA, për të mësuar rreth planetit tonë dhe Hënës, ndërsa përgatitemi për misionet e ardhshme në Hënë dhe përtej satelitit tonë natyror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME