Categories Lajme

Historia e trishtë, 200 policë e 2 fadroma ju prishën shtëpinë, familja shqiptare po i kalon festat në qiell të hapur

Shtëpia e ndërtuar buzë lumit të Lanës ju është prishur para një viti, pasi prekej nga projekti për vijimin e Unazës së madhe, që lidhet me zonën e Shkozës në kryeqytet. Për 9 muaj jetuan në një banesë me qira, por tani që nuk marrin më bonus, pronari i nxori jashtë së bashku me orenditë.

Për pasojë, Ruzhdi Kojka me bashkëshorten e tij jetojnë prej 10 ditësh në trotuar dhe me shumë gjasa, edhe natën e ndërrimit të viteve do e kalojnë në këto kushte të vështira… “26 vjet kam punuar për këtë shtëpi, me kamerdare kam ikur në Itali, rrita fëmijët dhe një ditë vijnë ma prishin shtëpinë, jo do ju japim bonus, jo kshu, 200 policë e 2 fadroma e prishën”, shprehet Ruzhdi Kojka.

Familja Kojka pretendon se banesa e tyre ka qenë në proces legalizimi dhe për këtë kanë kryer edhe pagesa, por projekti është devijuar pas vitit 2011 kur morën garanci, se shtëpia e tyre nuk prekej nga projekti. “Unë dua vetëm shtëpi, asgjë tjetër. Të fus kokën së bashku me burrin dhe djalin që kemi, djali që më fle rrugëve nëpër shokë, jemi të dy pa pension, s’paguajmë dot as qira e as kredi të butë”, thotë Suzana Kojka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME