Prej disa muajsh flitet se Jonida Maliqi po shijon një lidhje dashurie me aktorin Romeo Veshaj. Asnjëri nuk ka folur publikisht për të, por fotografitë e tyre që qarkullojnë në faqet rozë kanë nxitur spekulimet.
Por erdhi koha që Romeo të flasë publikisht duke i thënë të gjithëve që ta lënë të bëjë jetë të qetë. I ftuar në emisionin “Living”, ai u pyet nëse do të thojë diçka rreth historisë me Jonida Maliqin.
Romeo Veshaj: Sigurisht që kam. E para është: më lini rehat! E dyta: jeta ime më përket vetëm mua.
Pyetje: Je i lumtur?
Romeo Veshaj: Po, jam shumë i lumtur.