Categories Lajme

“Historitë e naftëtarëve të rrëqethin shpirtin”, ‘shpërthen’ Rudina Hajdari: Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve, mëkati……

E ashpër ka qenë në fjalimin e saj deputetja e opozitës Rudina Hajdari ndërsa nuk kurseu sulmet për klasën politike shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit Hajdari u ndal tek greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej kohësh nuk marrin pagat e tyre. Teksa ndahu disa nga historitë e këtyre njerëzve të thjeshtë, Hajdari tha se deputetët e pranishëm në sallë janë bërë një grup miliarderësh.

“Isha javën e kaluar në Ballsh, për të folur me naftëtarët që ishin në grevë për një javë të tërë që luftuan për pagat e tyre. Ata ndan historitë e tyre, ku treguan se punonin aty prej 20 vitesh. Shohim disa njerëz që ankohen, kështu jemi mësuar. Kjo qeveri i ka bezdi njerëzit e varfër dhe nuk do t’i dëgjojë problemet e tyre. Kur dëgjon historitë e tyre që të rrëqethin mishin. Gramozi shkonte çdo ditë dhe helmohej duke punuar mes naftës, e bënte për familjen e tij. Nuk i është siguruar këtyre naftëtarëve paga prej shumë kohësh. Një histori tjetër më goditi në zemër. Më tha se “kam djalin që studion në Tiranë dhe s’kam as 8 mijë leke të vjetra t’ja dërgoj”. Më tha; “i kam kërkuar borxh që t’ja dërgojë fëmijës tim në Tiranë”. Por pse po ndodh kjo gjë në Ballsh? Problemi i naftëtarëve nuk është problem i vetëm i një qyteti, por i një vendi. Çfarë bën sot qeveria arrogante? Ata kanë krijuar imunitetin, i shohin si njerëzit me histori normale dhe që ndodhin kudo. Por këto histori nuk janë historitë e kujtdo, por e vëllezërve tanë, e atyre zgjedhësve që ju kërkoni vota. Ju keni një qasje grabitqare, ndaj atyre njerëzve që janë bërë miliarderë. Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve. Si ka mundësi që sot këta njerëz jetojnë dhe luftojnë mbi naftë dhe nuk kanë lekë të ushqejnë fëmijët e tyre?! Nuk kanë lekë të blejnë shpenzimet e familjes ë tyre. Ne jemi një vend me pasuri natyrore. Sot i vjedhin shqiptarët. E di ça ka ndryshuar sot? Ju jeni bërë më të pasur sot. Edi Rama shkoi në Ballsh dhe tha se do ndryshoje gjendja, dhe sot ata janë keq e më keq. Historia e naftëtarëve është historia e njerëzve të thjeshtë, që luftojnë për djersën e ballit, që i ka ardhur në majë të hundës nga një klasë politike. Janë ata që do ta mbajnë gjallë këtë popull. Të gjitha këto mëkate do ju zënë.”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME