Categories Showbiz

Hiti i shqiptares Ava Max, me mbi 100 milionë klikime në YouTube

Kënga ”Sweet but Psycho” ka kapur një numër të madh klikimesh në Youtube. Këngëtarja shqiptare Ava Max është futur fuqishëm në botën e muzikës ndërkombëtare dhe projekti i saj muzikor ”Sweet but Psycho” ka arritur të klikohet mbi 100 milionë herë, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë ka qëndruar për disa javë në top listat britanike dhe amerikane, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe në trevat shqiptare.

Amanda Ava Koci, e njohur si Ava Max, është këngëtarja shqiptare e cila ka nisur karrierën e saj muzikore jashtë vendit.

Ava, ka lindur në SHBA, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda, ndërsa tash po bën karrierë në Britani të Madhe, ku është zhvendosur bashkë me ta.

Disa nga projektet e saj muzikore janë: ‘My Way’, ‘Sweet but Psycho’ etj. Ajo njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Jason Derulon dhe Vice, në këngën ‘Make up’.

Asaj, Ritës e Duas u ka kërkuar bashkëpunim së fundmi Bebe Rexha dhe duke qenë se përgjigjet e të tri shqiptareve kanë qenë pozitive nuk duhet çuar larg mendsh një bashkëpunim mes katër shqiptareve që po lënë nam në botë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E bija feston 18-vjetorin e lindjes, Juli merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME