Categories Lajme

Holanda kërkon rikthimin e vizave për Serbinë, propozimi u dorëzua pasi…

Holanda bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që dënon Serbinë për sjelljet e saj të fundit. Parlamenti i këtij shteti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023.

Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.

Si rrallëherë, rezoluta, që u propozua nga deputetë të mazhorancës, mori mbështetjen e ligjvënësve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës. “Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, theksoi deputeti Joeren van Wijngarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci.

Propozimi vjen ndërkohë që situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Rrugët kryesore mbeten të bllokuara, në ditën e tretë të protestave të organizuara nga serbët etnikë. Mjetet e tonazhit të vendosura qe prej pasditen e së premtes në Rudarë, vazhdojnë të jenë në mes të rrugës, siç dëshmoi edhe ekipi i A2 CNN në zonë, duke pamundësuar qarkullimin nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. Pranë barrikadës, ndodhen trupa të KFOR-it, por jo të Policisë së Kosovës dhe EULEX.

Sakaq, autoritetet rajonale kanë deklaruar se shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës do të mbyllen deri në një njoftim të dytë për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Në prag të një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel, shefi i diplomacisë europiane Josef Borrell i bëri thirrje palëve të çtensionojnë situatën. “Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut, duhet të kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”.

Më herët, ministrja e Jashtme gjermane reagoi  ashpër ndaj deklaratës së Presidentit Aleksandër Vuçiç, se po shqyrton dërgimin e ushtrisë në veriun e Kosovës. “Kosova i reduktoi tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për të dërguar forcat serbe në Kosovë është totalisht i papranueshëm. Të tilla janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX në Kosovë. Mbështetja ime shkon e gjitha për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha ajo.

Situata në veriun e Kosovës, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.

Në mesin e tensioneve Kosovën e viziton sot i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë Kosovën ku pritet të takohen me krerë të qeverisë dhe opozitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME