Categories Lajme

Homazh/ Mitrush Kuteli, kontribut në çdo lëmë letrare, mbi të gjitha la një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit

Mitrush Kuteli është një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama përkujtoi në rubrikën “Homazh” figurën e Mitrush Kutelin “me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme”.

“Mitrush Kuteli është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri. Ai lindi në Pogradec më 13 shtator 1907 me emrin Dhimitër Pasko. E kujtojmë sot Dhimitër Paskon – Mitrush Kutelin, me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.

Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës ia fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij. Jeta e tij polikromatike dhe krijimtaria e larmishme nuk mund të mos e vinin në shënjestrën bardhezi të syve të regjimit komunist. Por falë Zotit dhe për lumturi të brezave, Mitrushit të madh iu dha mundësia të vijonte edhe pse me vështirësi, të hidhte në qindra faqe, dhjetëra shkrime brilante’’, tha Rama.

“Autor që dha kontribut në çdo lëmë letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij që s’ka të paguar i vuri gishtin një problemi të madh shqiptar, sot e gjithë ditën stërmundues; atij të shkrimtarucit të vetëkënaqur që “t’i hedh romuzet si lopa bajgën e të përndjek portë më portë e hale më hale për pak vëmendje, lajka të kota e ndoshta ca pare”, u shpreh ai.

“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi.

Fjalë të urta, fjalë të drejta të një shqiptari të madh për t’u përtypur e ripërtypur në çdo kohë, aq më tepër në këtë kohë kur romuzet si lopa bajgën hidhen portal më portal e përndjekja për vëmendje, lajke e ca pare, vazhdon kanal më kanal”, shtoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME