Categories Lajme

Mesazhet/ Kontributi profesional dhe shoqëror i prof. Sabitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër. “Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër. I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit”, thotë Meta.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të profesor Sabit Brokaj.

Manastirliu thotë se karriera e Brokajt si mjek në fushën e kardiologjisë la gjurmë në mjekësinë shqiptar.

“E hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Sabit Brokajt. Prof. Brokaj shërbeu si Ministër I Shëndetësisë në një periudhë tranzicioni të vështirë, në vitin 1991, por karriera e tij e gjatë si mjek në fushën e kardiologjisë, la gjurmë në mjekësinë shqiptare. Kontributi profesional dhe shoqëror i prof. Sabitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe’’, thotë ministrja në mesazhin e saj të ngushëllimit. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME