Categories Lajme

Homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit në TOB, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

Kreu i qeverisë nderoi Dhimitër Anagnostin duke lënë edhe një shënim në kujtim të tij.

Homazhet për ikonën e kinematografisë zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Aktorë, regjisorë, kolegë të afërt, figura të njohura të artit dhe politikës, por edhe qytetarë të thjeshtë, po i japin sot lamtumirën mjeshtrit të madh, i cili ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 13:00.

Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, ashtu siç kishte lënë amanet në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij, të cilën e ruajti gjithmonë në zemër.

Në nderim të figurës së tij, Qeveria ka shpallur datën 2 Shtator Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore po zhvillojnë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e një prej emrave më të mëdhenj të artit shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME