Categories Lajme

Nuk përfitoi naftën falas, fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria! Bujqësia në krizë prej burokracive!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine me shpresën për një të ardhme më të mirë por dy vitet e fundit nuk perfiton naften falas, duke vene ne veshtiresi aktivitetin e tij bujqesor.

“Deri 2 vite më parë kam marrë naftën. Vitin e kaluar ma dogjën kërkesën sepse AZHBR vlerësoi se dokumentet e bashkisë nuk ishin të vërteta por false dhe kështu më refuzuan kërkesën. Këtë vit po pres ende dokumentet, por ligji është njësoj. Shpresojmë për mirë, sepse në të kundërt duhet të largohem. Nuk kemi as shitje per prodhimin. Gruri dhe të gjitha produktet që kemi bërë i kemi ende ne magazina”, u shpreh Michele Ricci për Report TV.
Më tej, Ricci thotë se tashmë është i detyruar të ulë sipërfaqen e punuar me 70%, sepse nuk perballon dot koston.

“Unë kam marrë rreth 200 hektarë tokë me qira që e punoj dhe më duhet të zvogëloj sipërfaqen me 70 përqind sepse nuk ia dal dot me shpenzimet”.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ben te ditur se ka refuzuar aplikimin e fermerit italian, duke listuar dhjetëra mangësi në dosje: Si mungesë kartash identiteti të qiradhënësve të tokes dhe kontrata të paplota me ta. Në dokument theksohet se problemi kryesor eshte se “per te njejten siperfaqe toke, ne 3 raste, eshte aplikur si nga Michele Ricci ashtu dhe nga pronaret e tokes”.

Ndersa fermeri pretendon se ka paguar taksen e tokës, ndaj duhet te jete perfitues i subvencionit.

“Jo te gjithë paguajne taksen e tokes. I kerkova nje liste komunes te personave qe nuk paguajne taksen, por nuk mu dha. Une kam 3 vjet qe paguaj taksat e tokes sepse nuk mund te marresh dokumentet e vulosura pa to. Kete vit prita, bera nje paradhenie dhe nese do te me jepnin subvencione do paguaja edhe pjesen tjeter. Vitin e kaluar paguajta 2.5 milion leke dhe nuk mora mbrapsht asnje qindarka. Kete vit dhashe parapagim 300 mije leke por ne baze te dokumenteve une me kaq pagese nuk mund te marre subvencion per naften”, shton më tej fermeri italian.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje, Michele Ricci paralajmëron se do të mbyllë aktivitetin bujqësor e tregtar dhe do të largohet drejt vendit te tij, duke theksuar se s’mund t’u beje ballë burokracive në Shqiperi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME