Categories Kuriozitete

Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë, princesha e Japonisë largohet drejt SHBA-ve

Një princeshë japoneze që hoqi dorë nga titulli i saj për t’u martuar me një djalë jo-fisnik, ka mbërritur dje në New York, ku çifti do të nisin jetën e tyre si qytetarë të thjeshtë. Mako Komuro, babai i së cilës është trashëgimtar i fronit të perandorit japonez Naruhito, është larguar nga Tokio, disa javë pasi regjistroi martesën e saj me të fejuarin Kei Komuro, pa bankete madhështore martese apo celebrimet tipike që shihen me anëtarët e familjes mbretërore.

Ligji japonez kërkon që mbretërorët të heqin dorë nga titulli i tyre nëse martohen me dikë jashtë linjës mbretërore të gjakut. Tashmë për dy 30-vjeçarët po bëhen paralelizma me martesën e princit britanik Harry e ish-aktores amerikane Meghan Markle, pasi dyshja japoneze ka përmendur si arsye të largimit ‘trajtimin e tyre nga mediat vendase’.

Por ka një numër princeshash të njohura që kanë hequr dorë nga titulli i tyre për t’u martuar me burra të thjeshtë, edhe pse largimi i Mako është nga të paktët që ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Çifti ishin njohur në universitet, dhe janë ndjekur vazhdimisht nga mediat e publiku që prej njoftimit të fejesës së tyre katër vjet më parë.

Martesa e tyre u shty disa herë prej datës fillestare të njoftimit në 2018 pas lajmeve skandaloze të mediave japoneze se mamaja e Komuro nuk kishte paguar një borxh ndaj ish-të fejuarit. Doktorët e pallatit mbretëror thanë se lajmet skandaloze për të fejuarin kishin bërë që pricesha Mako të krijonte simptoma të stresit post-traumatik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME