Categories Lajme

Horoskopi 14 Qershor 2021

Lexoni tani si do te jete horoskopi ditor per daten 14 Qershor 2021 ne shqip. Horoskopi ditor eshte gjeja e pare qe njerezit kontrollojne ne mengjes per te ditur si do te shkoje dita. Lexoni si do jete dita juaj per shenjen tuaj te horoskopit.

 Dashi

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një hënë mjaft e ngarkuar, e mbushur me lodhje dhe nervozizëm. Kjo gjë ka të bëjë me faktin se kërkoni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe kjo gjë do ju stresojë pa masë. Dashuria është në ekuilibër.

Demi

Kjo e hënë parashikohet që t’iu lodhë tej mase, për shkak të ngarkesës me të cilën do të përballeni. Megjithatë do të mund të merrni rezultate mjaft pozitive në vendin e punës. Në dashuri kërkoni të merrni më shumë vëmendje, por këshillohet që të mos jeni shumë agresiv me partnerin/en.

Binjakët

Më në fund gjatë kësaj dite do të keni mundësi ti kushtoni më shumë kohë sferës sentimentale. Kush është vetëm, do të ketë mundësi të shumta për t’ia nisur nga e para. Megjithatë parashikohen momente keqkuptimesh me persona të shenjës së peshqve ose luanit. Pavarësisht kësaj, kjo e hënë rikthen optimizmin dhe dëshirën për të dashuruar.

Gaforrja

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do të bëjë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë, dhe mundohuni të mos bëheni xhelozë. Një lëvizje e gabuar, mund të shkaktojë dëme të mëdha në marrëdhënien tuaj.

Luani

Pushteti korrupton, dhe pushteti absolut është më i rrezikshëm prandaj jini të kujdesshëm ndaj dikujt që ka shumë autoritet mbi jetën tuaj. Ky person mund të bëjë një lëvizje shumë agresive sot ndaj do të duhet të mbroheni.

Virgjeresha

Sa më shumë të ruani qetësinë, aq më shumë shanse do të keni për të dalë nga një situatë e vështirë pa shumë “humbje”.

Peshorja

Një ditë e mbushur me shumë angazhime për çështjet që doni të përfundoni do të jetë kjo e shtune për ju. Ju mund të zgjidhni shumë çështje nëse keni durimin t’i vendosni sipas radhës në varësi të prioriteteve.

Akrepi

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur dhe ndoshta disa vendime duhen riparë. Ndiheni sikur jeni duke luftuar kundër të gjithëve, por nervozizmin ua shkakton Marsi. Megjithatë me vendosmëri dhe në sajë të ndikimit të Uranit, do arrini ta mbyllni ditën pozitivisht.

Shigjetari

Horoskopi i dates 14 qersor 2021 tregon se keni nevojë për qetësi më të madhe, edhe nëse në këtë periudhë nuk është e lehtë. Në punë mund të ketë pak agjitacion, por mos harroni gjithmonë se nëse mbyllni një derë, hapet një derë.

Bricjapi

Në dashuri, më në fund mund të lindë diçka e bukur dhe e papritur. Ndoshta një histori e papritur dhe jokonvencionale, që ju pëlqen. Në punë, për disa ditë dukeni të kënaqur, në të tjera dëshironi të ndryshoni. Qartësohuni. Keni kaq shumë ide të shkëlqyera që duhet të marrin formë.

Ujori

Horoskopi per 14 qershor 2021 specifikon se nuk është koha për të shkundur gjërat dhe kjo vlen si për ndjenjat ashtu edhe për punën. Përdorni ditën e sotme për të pushuar dhe për të marrë frymë.

Peshqit

Sot do të jetë një ditë e nënshtruar për ju, ku mund të ketë tensione në vendin e punës. Sa për ndjenjat, shmangni diskutimet në këtë ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME