Categories Lajme

Java nis me diell dhe temperatura të larta

Java ka nisur me diell dhe temperatura të larta dhe pritet rritje e ndjeshme e  temperaturave të mërkurën, sipas Meteoalb. Meteorologia, Lajda Porja, thotë për emisionin Ditë e Re, se moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit dhe se temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 30°C.

“Moti është më stabël gjatë kësaj jave, krahasuar me javën e kaluar.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira të pakta do të shfaqen, kryesisht në orët e pasdites, duke rrezikuar reshje të izoluara. Parashikohet që temperatura sot të jetë deri në vlerën 30 gradë.

Temperaturat më të ulëta pritet të shënohen në zonat malore dhe kryesisht në juglindje, ku minimalja, Korça shënon sot 9°C, Erseka 8°C në mëngjes dhe maksimalja jo më shumë se 25, 26°C.

Duke filluar nga e mërkura pritet rritje e ndjeshëm e temperaturave. Fundjava do të jetë e nxehtë, jo me temperatura tipike të qershorit, por temperatura akoma më të larta. Duke filluar që nga kjo fundjavë, ditë të nxehta na presin.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME