Categories Lifestyle

Horoskopi ditor për nesër, e martë 18 gusht 2020

Ky është horoskopi për ditën e martë 18 gusht 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Duhet të jeni më të qetë dhe ti jetoni ndjenjat me më pak negativitet. Tashmë keni kaluar disa shqetësime të cilat ju kanë nervozuar. Edhe nëse në punë ka probleme, mundohuni që të bëni durim në ditët në vijim.

Demi

Ndiheni pak të lodhur në këtë periudhë, ndaj duhet të gjeni një zgjidhje për këtë ndjesi. Edhe në punë, angazhimet e shumta ju kanë tensionuar, ndaj mundohuni që të mbani stresin nën kontroll.

Binjakët

E keni Hënën në anën tuaj dhe e marta do të favorizojë sferën sentimentale dhe raportet ndërpersonale. Do të keni raporte shumë të mira me të lindurit e shenjës së luanit dhe dashit. Sa i takon punës, duhet të përkushtoheni më shumë, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur.

Gaforrja

Sa i takon ndjenjave, mundohuni që të mos lejoni askënd që të ndërhyjë në raportin në çift. Dita do të përmirësohet gjatë pasdites. Mund të ketë tensione në sferën profesionale ose ligjore, por që në ditët në vijim do të gjejnë zgjidhje.

Luani

Dashuria është mjaft e favorizuar në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës në shenjë. E dini atë që doni, por edhe atë që nuk mund të thoni. Në punë, mund të ketë lajme të mira me afrimin e fundit të muajit.

Virgjëresha

Keni shumë planete në anën tuaj të cilët ju ndihmojnë që të përmirësoheni pas një periudhe jo shumë të favorshme në sferën personale. Edhe në nivelin profesional do të ndiheni më mirë dhe do të keni mundësi që të përmirësoheni.

Peshorja

Keni nevojë për më shumë qetësi. Sa i takon ndjenjave, kjo është një ditë më e mirë krahasuar me ato të lëna pas, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Në punë, marrja e një vendimi do të jetë shumë e vështirë, pasi nuk varet vetëm nga ju.

Akrepi

Venusi ndodhet në anën tuaj, por Hënën e keni kundër. Mund të ketë tensione gjatë kësaj dite, shkruan noa.al. Ndërsa në punë, parashikohen zhgënjime të cilat duhen kaluar me durim.

Shigjetari

Mund të ketë përmirësime në sferën sentimentale dhe mund të zgjidhni probleme personale. Edhe në punë bëni mirë që të përfitoni nga kjo ditë, pasi në ditët në vijim mund të ketë rënie.

Bricjapi

Kjo është një periudhë delikate për dashurinë, ndaj bëni mirë që ti shtyni vendimet për muajin në vijim. Në punë mund të ketë tensione, ndaj disa vendime mund të mos jenë të lehta.

Ujori

E marta do të jetë e mbushur me nervozizëm për ndjenjat, ku do të ndiheni të lënë mënjanë. Bëni kujdes në punë nëse ka ndonjë dyshim. Megjithatë jini më optimist pasi diçka që ju dukej e paharrueshme, mund të realizohet gjatë kësaj dite.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive për dashurinë, ku do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen. Në punë, mund të zgjidhni disa probleme, edhe të natyrës ligjore. Veç bëni kujdes me ushqimin, pasi mund të keni shqetësime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME