Categories Kulture

Hotelet me 5 yje në Vlorë, shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale

Kryeministri Edi Rama synon të sjellë në Vlorë hotelet me 5 yje, si modele të infrastrukturës private mikpritëse, që shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale.

“Ambicia ime është që ne të fillojmë të sjellim hotelet e para me 5 yje në Vlorë, sepse na duhet, siç e tha ministri, që sezonin turistik ta shtrijmë përtej kohës tradicionale prej dy muajsh dhe për këtë na duhet të fuqizojmë jo vetëm infrastrukturën publike, por dhe infrastrukturën private të mikpritjes, të kemi salla konferencash të standardeve ndërkombëtare, të kemi një tërësi elementësh që Vlora sot, megjithatë transformimet e mëdha që kanë bërë sipërmarrësit dhe me gjithë hotelet që janë përmirësuar ndjeshëm, nuk i ofron akoma”, – tha Kryeministri Rama.

Ndërsa theksoi se, kjo është ambicia, që të rrisim cilësinë e gjithë industrisë së mikpritjes, në mënyrë që të rrisim numrin e turistëve e ta zgjasim turizmin në kohë, gjatë vitit, duke rritur kështu mundësitë për punësim, duke rritur kështu edhe të ardhurat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME