Categories Lajme

Hotelet shqiptare ulin çmimet deri në 40% duke synuar tregun vendas

Bregdeti shqiptar të paktën tre vitet e fundit po niste zyrtarisht sezonin veror në mes të majit një tendencë e nxitur kjo nga turizmi i organizuar i vendosur kryesisht në zonën e Golemit dhe më pak në Sarandë. Por koronavirusi ka ndryshuar tërësisht panoramën e turizmit në nivel global dhe kjo është transmetuar dashur pa dashur edhe në Shqipëri duke dhënë efektet. Të gjendur në një situatë “izolimi” ku turistët e huaj qoftë për hir të kufizimit të transportit ajror e qoftë për shkak të pasigurisë kanë bërë anulime sytë në këtë sezon janë hedhur nga turistët vendas dhe ata të Kosovës.

Prej disa javësh pothuajse të gjithë strukturat akomoduese po ofrojnë oferta “all inclusive” për një ose dy netë duke synuar që të kenë rezervime të paktën në fundjavë dhe me çmime relativisht të ulëta. Kështu për grupin e hoteleve me katër yje dhe që në përgjithësi janë shitur sezonet e kaluara pothuajse mbi 80 për qind me kontrata garancie çmimet variojnë nga 32 euro deri në 56 euro nata dhe koncepti i ofruar është vetëm mëngjes ose all inclusive.

Duket se javën e fundit të qershorit hotelet kanë rritur numrin e ofertave dhe uljet e çmimeve. Këto ulje për oferta me afat 3 deri në 7 netë sipas konceptit “all inclusive” variojnë nga 15- deri në 40 për qind ulje në raport me çmimin me të cilat këto paketa janë shitur më herët.

Më herët përfaqësues të disa prej strukturave më të mëdha në bregdetin e Durrësit si Fafa Group apo Royal G kanë konfirmuar për Monitor se çmimet këtë vit do të jetë me tendencë uljeje ndërkohë që pavarësisht ofertave ata nuk presin që të kenë më shumë se 80 për qind zënie të dhomave deri në javën e parë të korrikut.

Në Sarandë çmimet sipas shoqatës së hotelierëve janë dakordësuar që të jenë 20 për qind më pak për të gjitha strukturat. Ky vendim nuk është detyrues por erdhi si një propozim për të bërë konkurrues bregdetin e Sarandës në kushtet e goditjes që ka marrë sektori i turizmit nga koronavirusi.

Po kështu paralelisht për disa javë strukturat testuan me paketa promovimin në tregun e Kosovës duke pritur që të ketë një lloj prurjeje nga grupi më i madh i turistëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore.

Deri më tani të vetmit turistë të huaj që kanë ardhur me charter në vendin tonë janë shtetasit nga Bjellorusia që zgjodhën për të pushuar në Durrës, Vlorë e Sarandë. Viteve të fundit dominimi i turistëve që vinin me chartera ishte nga Polonia, Çekia, vendet nordike si dhe Gjermania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME