Categories Politike

Hoti: Asnjë kompromis me Serbinë! Vetëm njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli ka folur për takimin me Vuçiçin në Bruksel. Ai ka thënë se Presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta por në të kundërt kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës.

Për më tepër Hoti garantoi që nuk do të ketë asnjë kompromis por vetëm për njohje reciproke. Madje ai shtoi se Kosova kësaj radhe nuk do të braktisë tryezën e dialogut derisa të arrihet marrëveshja. “Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë.

Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial.  Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke”, tha Hoti në emisionin Pressing.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME