Categories Lajme

Hoti ende i infektuar, kjo është gjendja e tij

Më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte njoftuar se është infektuar me koronavirus. Këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri, tregoi për T7 për gjendjen e kryeministrit. Me 2 gusht njoftoi se është infektuar me virusin korona. Në statusin e tij në Facebook kryeministri Hoti pati treguar se simptoma e tij e vetme është një kollë e lehtë.

E tash kur kanë kaluar 2 javë që nga dita kur rezultoi pozitiv me koronavirus, Avdullah Hoti është në gjendje të mirë shëndetësore. Ani pse gjatë së dielës, u raportua se ai është shëruar nga Covid 19, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

Gjatë kësaj kohe, kryeministri kreu punët e tij nga shtëpia. Ai këto dy javë, mbajti një mbledhje elektronike të qeverisë, ku miratoi vendimin për hapjen e kufijve me shtetet fqinjë, si dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare. Ende nuk dihet se kur do të dalë në zyrën e tij, por me 2 shtator i njëjti do të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë në Uashington bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mirëpo, këshilltari për media i kryeministrit nuk dha detaje për agjendën e këtij takimi. Ndryshe, ambasadori Grenell përmes një postimi në Twitter njoftoi se ata do takohen për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektivën ekonomike të Kosovës dhe rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME