Categories Lifestyle

“Hudhra, qepë të njoma e vaj ulliri”, Blerina Bombaj publikon dietën antivirale që duhet konsumuar

Dietologia Blerina Bombaj Troci ka bërë publike një dietë antivirale që sipas saj do i shërbejë të gjithë personave të infektuar me koronavirus për të furnizuar organizmin me të gjithë lëndët ushqyese. Përvec ushqimit, thekson se është e rëndësishme që secili të clodhet, të ketë gjumë të mirë, të qëndrojë ngrohtë dhe të hidratohet mirë me ujë e cajra. Në menunë ushqimore që sugjeron, vihet re se sugjerohet shpesh herë konsumimi i cajrave, por pa lënë pas ato që konsiderohen si “mjekime popullore”, pra hudhra, qepë të njoma e vaj ulliri.

Statusi i Blerinës: Tashme, te gjithe ne qe nuk e kemi kaluar covidin, e kemi vetem 1 hap larg, nese nuk e kemi dhe nuk e dime! Per kete arsye, e pashe te udhes te formuloj nje menu ushqimore shembull per te gjithe ata qe jane te prekur, ne menyre qe te furnizojne organizmin e tyre me gjithe lendet ushqyese, antioksiduese dhe antivirale qe i duhen per te perballuar betejen me sukses. Krahas ushqimit, te mos harrojme se shume te rendesishme jane shplodhja, gjumi, te ndenjurit ngrohte, dhe te hidratuarit mire me uje dhe cajra.

Deri me tani, shihet e dobishme te merren vitamina C rreth 1gr ne dite dhe vitamina D, te cilen mund ta konsultoni me mjekun. Nese nuk konsumoni fare peshk, mund te konsideroni edhe nje suplement te mire te yndyrnave omega 3. Personalisht vleresoj shume edhe rolin e propolisit te paster. Uroj qe germat te jene te lexueshme pasi nuk mundesha ti beja me te medha. Te shkuara te gjitheve dhe kini besim ne organizmin tuaj duke e ndihmuar ate me keshillat e mjekut dhe me nje regjim te mire

PS: turmeriku eshte nje lloj rrenje si xhinxheri i cili gjendet ne forme pluhuri ne disa markete kryesore, shpesh nen emrin “shafran Indie” Ne fund eshte vaj susami, jo caj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME