Categories Covid-19

Italia merr kontrollin: Në mes të janarit do jenë gati 27 milionë dozat e para të vaksinës

27 milionë dozat e para të vaksinës do të jenë gati për Italinë në mes të muajit janar 2020 e 13 milionë doza  të tjera në muajt e ardhshëm.  Por si do të shpërndahet vaksina Pfizer Biontech  në territorin italian dhe a është gati Italia për menaxhimin e sistemit të organizimit ndaj kësaj vaksine që kërkon një temperaturë të rrallë ruajtje në ’80 gradë?

Ditë e rëndësishme sot për Italinë në problemin më madhor që ka vendi me përballjen e pandemisë Covid 19. Autoritetet shëndetësore italiane kanë nisur punën e një plani të detajuar për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës Pfizer Biontech, kontratat me të cilën pritet të nënshkruhet gjatë këtyre orëve.

Italia do të marrë 13.7 % të 200 milionë dozave të para të shpërndara në Bashkimin Europian e baraz me rreth 27 milionë doza të cilave do t’u shtohen më vonë dhe 13 milionë doza të tjera ndër 100 milionë që do të shpërndahet në të gjithë territorin komunitar.

Kryetari i Këshillit Suprem të Shnëdetësisë italiane Franco Lucatelli ka informuar se në janar të 2020 italia do të ketë në dispozicion dozat e para të vaksinës që do t’u ofrohen fillmisht punonjësve të sistemit shëndetësor, forcave të rendit e grupmoshave më të ndjeshme të popullsisë.

“Jemi mjaft optimistë që ky moment do të sjellë kthesën e shumëkërkuar në luftën tonë kundër pandemisë “, ka deklaruar ai. Drejtori i Politikave të parandalimit të Epidemive në Minsitrinë Italiane të Shëndetit Doktor Giovanni Rezza ka deklaruar se Italia ka nisur punën e një plani specifik për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës në të gjithë territorin kombëtar e ku do të përfshihen rreth 13,5 milionë italianë, pra një pjesë e rëndësishme e popullisës rreth 60 milionë që ka Italia.

Mjaft i rëndësishëm është sistemi i shpërndarjes së vakisnës Pfizer Biontech i cili duhet të kryhet mjaft shpejt e në mënyrë efiakse pas vaksina kërkonë një temperaturë raujtje -80 gradë e për momentin asnjë aeroport italainë nuk është në gjëndje të garantoj këtë lloj sistemi, shkruan Ora News.

Në Itali ekzistojnë vetëm dy aeroporte Leonardo Da Vinci (Fiumicino) në Romë e Malpenza në Milano të autorizuara për shpërndarjen e barnave mjekësore por dhe në këto dy aeroporte nuk ka pajisje frigoriferike për konservimin në -80 gradë sic e kërkon vaksina Pfizer Biontech. Për vaksinat e tjera si ajo kundër gripit, temperatura e ruajtjes shkon nga -2 deri në -8 gradë. Me shumë gjasa pritet që në planin e shpërndarjes së vaksinës Italia të përfshijë dhe forcat e Ushtrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME