Categories Sport

Kosovë-Shqipëri, kuqezinjtë fitojnë me rezultat të ngushtë

Shqipëria ka fituar në ndeshjen miqesore ndaj Kosovës me rezultatin 2-1. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Balaj dhe Uzuni , ndërsa për kosovarët golin e vetëm e shënoi Murriqi me anë të penalltisë. Kjo miqësorja, shërben si një test për të parë nivelin e ekipeve respektive në prag të ndeshjeve të ardhshme në Ligën e Kombeve.

Takimi nis i qetë, me dy ekipet që kanë mungesa të shumta në këtë ndeshje. Shkodrani Bekim Balaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 31. Myrto Uzuni u shkëput bukur në të majtë të sulmit kuqezi dhe lëshoi një asist fantastik për Balajn, i cili në zgjatje e sipër, e dërgoi topin në portën e Kosovës. Pjesa e dytë nisi me Kosovën më kërkuese, ku spikati në disa raste Zhegrova, por në momentin më të mirë të tyre, Shqipëria shënon edhe golin e dytë. Selahi niset në kundërsulm, ndërsa në fund pason për Uzunin që tregohet i saktë. Në minutën e 83, Muriqi fiton një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të parregullt të të riut Çepele. Ekzekutimin e penalltisë e kreu Muriqi, duke ngushtuar diferencën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME