Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22 , në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia rrugore e Verona Sud, zbuloi se aksidenti ndodhi pas një aksidenti të mëparshëm, ku një kamion u përmbys në rrugë rreth orës 06:20 të mëngjesit. Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesi , kohë kur një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin e trafikut. Në orën 9:40, rruga u mbyll sërish për të zhvendosur rimorkion. Dhe në këtë moment, i tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vënë re mjetet e ndalura dhe është përplasur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME