Categories Lajme

Humb jetën mësuesi dhe shkrimtari nga Rrogozhina

Një tjetër viktimë është shënuar ditën e sotme nga Covid-19. Ai është Ylli Xhaferri, ish-mësues letërsie dhe ish-drejtor i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”. Mësohet se ai ka humbur jetën pas infektimit nga koronavirusi, në spitalin Infektiv. Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i kësaj shkolle, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Ylli Xhaferri, 66-vjeç ka lindur në Golem të Kavajës, ai kreu fakultetin Histori-Filologji dega Gjuhe-Letërsi.  Ai punoi si mësues dhe për shumë vite drejtor në gjimnazin “Haxhi Qehaj”. Xhaferri ka botuar shume libra ku mund të veçojmë “Ikja e Muzave” si dhe “Mbrëmjen e merr gjumi vonë”

Ylli Xhaferri ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të qarkut Tiranë. “Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!

Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë! Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.

Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit! Të qoftë dheu i lehtë poet! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”, shkruhet në mesazhi e përcjellë nga vetë shkolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME