Categories Covid-19

Humb jetën mjeku i njohur nga COVID

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, mjeku Mihal Kerci, i cili ishte njëherësh dhe kryetar i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive. Mjeku ndodhej prej disa ditësh në gjendje te rende, dhe duket se nuk ka mundur të qendrojë në jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ditë zije për Anestezi-Reanimacionin e mjekësinë shqiptare, ndërkohë që numri i mjekëve shqiptarë që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 25.

Shehu shkruan se Kerci u mungon sot të gjithëve, ndërsa reparti i anestezi-reanimacion ka humbur sot një prej kolonave të tij.

“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci! Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare! Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor. Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi. Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij! Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, shkruan Shehu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME