Categories Lajme

Humbën orientimin/ Ishin bllokuar në një zonë malore në Krujë, policia shpëton 3 turistë izraelitë. Emrat

Policia e Krujës i ka ardhur në ndihmë 3 turistëve izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret, ndërsa kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zonën malore.

Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, sepse kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për të lokalizuar 3 turistët.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës.

3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME