Categories Lajme

Krimi makabër në Itali/ “Vajza ndërhyri në momentin e gabuar”, kamerat nxjerrin zbuluar babain shqiptar, hetuesit: Qëllimi, t’i vriste

Tragjike ishte ngjarja në Itali, ku babai shqiptar vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare, Xhesika, fqinjin e tyre italian si dhe plagosi gruan. 45-vjeçari Taulant Malaj, pretendonte se gruaja e tij e tradhtonte dhe mbrëmjen e së dielës, ai kreu krimin makabër. Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, shqiptari tha se gruaja e tradhtonte me 51-vjeçarin Massimo De Santis, të cilin kishte kohë që e kishte përfshirë në historinë e tradhtisë.

Hetuesia italiane ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të cilat familja Malaj kishte instaluar në ambientet e brendshme të shtëpisë së tyre (sallon).

Sipas tyre, mënyra se si Taulant Malaj ka vepruar tregon një pandjeshmëri ndaj jetës njerëzore. Në pamjet filmike, hetuesit tregojnë që 45-vjeçari ka goditur vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një qëllim të qartë; për t’i vrarë. Vajza është përpjekur që të mbronte nënën e saj, por është goditur nga i ati që në dhomën e gjumit ku ka filluar konflikti dhe për të vazhduar më tej dhe në sallon. Sipas ekspertizës, në trupin e saj janë gjetur katër plagë me thikë në gjoks, në vendin e organeve vitale.

Në raport shkruhet që; Malaj ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka goditur bashkëshorten e tij, e cila ka qenë në shtrat, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit.

45-vjeçari është shprehur para hetuesve se pasi kishte vrarë Massimo De Santis, kishte shkuar në dhomën e gjumit për të vrarë bashkëshorten e tij, Tefta Malajn dhe në ato çaste fatale, ka ndërhyrë vajza e tyre 16-vjeçare. “Fatkeqësisht Jessica e gjeti veten në momentin e gabuar. Të dyja u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja”, mësohet se është shprehur 45-vjeçari.

Djali i tyre 5-vjeçar ka parë të gjithë ngjarjen dhe siç raportohet deri më tani, ai është fshehur pas një divani. Malaj ka përdorur një thikë të gjatë 18 cm, sakaq Tefta Malaj, e mbijetuara nga kjo histori ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe i ka thënë me gjysmë zëri “thikë”, e pyetur nga operatori nëse ishte goditur dikush, ajo i është përgjigjur “po, po, vajza ime”. Taulant Malaj u arrestua në përpjekje për t’u larguar nga ngjarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME