Categories Lajme

Humbi gruan, vajzën dhe mbesën para tre vitesh, shqiptari në Kanada bën gjestin e veçantë për të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fortë që goditi Durrësin dhe Thumanën të martën e 26 nëntorit, ku u shënuar 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, sensibilizimi ka qenë i madh për tu ardhur në ndihmë familjeve të mbijetuara. Një shqiptar i cili jeton në Kanada, Ramiz Vokshi, ka marrë përsipër në shenjë solidariteti që të sjellë në vendlindjen e tij, Mamurras, një autoambulancë në ndihmë të banorëve.

ambulanca2

Për “tvklan.al”, ai shprehet se është ndjerë thellësisht i prekur nga kjo tragjedi, ndërsa tre vite më parë në një aksident të rëndë në Kanada, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël. “Ambulanca është dhuratë për komunitetin e Mamurrasit nga Ramiz Vokshi, në emër të tre të ndjerave të familjes Vokshi”.

Dorëzimi i kësaj ambulance do të bëhet pranë autoriteteve në Mamurras, ndërsa pritet që kjo të kryhet ditën e hënë. Në 2016, ndërsa po ktheheshin nga një park lojërash, u aksidentua rëndë me makinë dhe humbi jetën 35-vjeçarja Valbona Vokshi, (vajza e Ramizit), vajza e saj Isabela Kuçi 5 vjeçe, dhe bashkeshortja (e Ramizit), 55 vjeçarja Xhemile. Pas makinës së tyre ndodhej në një tjetër automjet motra e Valbonës me djalin dy vjeçar, të cilët u përfshinë në aksident por fatmirësisht mbijetuan. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME