Categories Lajme

Humbi kontaktet me familjen pasi u nis drejt spitalit. Detaje të reja për 40-vjeçarin në Elbasan

Një 40-vjeçar të cilin Policia e Elbasanit e shpalli të humbur një ditë më parë, sot është paraqitur në repartin e Kirurgjisë së spitalit të qytetit. Lajmi konfirmohet nga burime për Panorama pranë spitalit. Bëhet fjalë për Rrapush Çeça, i cili kishte humbur kontaktet me familjaret e tij prej mëngjesit të së premtes.

Kanë qenë familjarët e 40-vjeçarit që të shqetësuar kanë alarmuar uniformat blu. 40-vjeçari kishte dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS.

Sipas familjarëve, ai po shkonte të kryente disa ekzaminime, pasi nuk ishte ndjerë mirë e pasi kishte marrë fëmijët e tij nga shkolla, ishte larguar për të kryer kontrollet mjekësore në spital. Pritet që pas marrjes në pyetje nga policia, e cila kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij, të zbardhen detaje rreth zhdukjes së tij prej disa orësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME