Categories Lajme

Humbi nënën nga kanceri, Alban Skënderaj tregon momentin e dhimbshëm: Drama më e madhe e jetës time

Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm. Në një intervistë ndryshe sonte në “A Live Night”, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje të pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aksident të rëndë, për pasojë qëndroi tre javë në koma. Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tre ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë.

Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Miriami sihte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma.

Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Albani në “A live Night”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME