Mesfushori i Real Madridit Toni Kroos ka folur për “podcast” ku theksoi se asnjëherë në jetën e tij si lojtar nuk ishte ndjerë aq i pafuqishëm sa në humbje 6-0 të pranuar nga Gjermania kundër Spanjës.
“Nëse e rishikoj karrierën time, mund të mos ketë qenë disfata më e hidhur si ajo në finalen e Ligës së Kampionëve në 2012 me Bayern kundër Chelsea por kjo ishte më e thellë. Asnjëherë në humbje nuk jam ndjerë kaq i pafuqishëm” ,-tha Kroos. Kroos ishte autokritik ndaj disfatës dhe tha që duhej të analizonit gjërat që ishin bërë gabim në atë ndeshje specifike.
“Ne i bëmë gjërat me të vërtetë keq dhe duhet të analizojmë se çfarë shkoi keq. Tre muaj para se ata të kishin luajtur kundër Spanjës me pothuajse të njëjtën skuadër, ne ishim 1-1 dhe duhet të kishim fituar.Tani do të ketë një fazë të gjatë pa ndeshje ndërkombëtare e cila është e bezdisshme por ne duhet ta shohim atë si një mundësi . Ne do të përmirësohemi, ne tashmë kemi treguar se jemi të aftë për të,” tha ai.
I pyetur nga vëllai i tij, i cili realizon dhe këtë program nëse kishte pasur shaka nga shokët e tij të skuadrës në Real Madrid lidhur me humbjen, Kroos e mohoi atë. “Nuk kishte shaka, përkundrazi të gjithë u dukën të befasuar”.
