Mjeku ortolaringologu i QSUT, Bledi Nini ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Itali, ku ishte dërguar për të marrë mjekim të specializuar. Largimi i tij nga jeta i ka prekur miqtë e tij, të cilët kanë reaguar me postime në rrjete sociale duke shprehur ngushëllimet e tyre. “Bledi Nini na tradhtove!Lot dhe vetem lot……..”, shkroi Petrit Vargu. Ndërsa pedagogu Erion Kristo u shpreh se këshillat e tij do i mungojnë shumë të gjithëve.
“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve. Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më”, shkroi Kristo në Facebook.
Reagimet për mjekun Nini kanë qenë të shumta pasi pjesa më e madhe e kanë cilësuar si humbje të madhe për mjekësinë shqiptare duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.
Qemal Karaosmani: Të Zotit jemi dhe atij do ti kthehemi.Nuk u besova syve kur mora lajmin e trishtë per ndarjen nga jeta te shokut mikut Vllait Dr:Bledi Nini tek duar më dridheshin syte nuk i besonin asaj qe lexova Nxitova ta konfirmoj në ishte e vertetë apo jo.fatkeqësisht po”i miri Dr:Bledi nuk është më mes nesh koleget humben nje djalë të shkëlqyer. qe në sytë e tij demostronin vetëm Pozitivitet dhe vlera njerzore.Qofsh i xhenetit miku im i mirë.
Shoqata ORL: Shoqata Shqiptare e Orl dhe Sherbimi Orl i QSUT jane thellesisht te tronditur nga humbja e papritur e jetes se kolegut tone te dashur, Dr Bledi Nini. Ashtu si shume kolege te tjere edhe Dr Bledi nuk ia doli dot luftes me covid 19, duke qene ne vijen e pare ne sherbim te pacienteve.
Dr Bledi Nini me aftesite e tij profesionale ne sherbimin Orl u ka shpetuar jeten qindra pacienteve, te cileve u rrezikohej jeta nga trupat e huaj dhe jo vetem. Dr Bledi eshte karakterizuar per marredhenie te shkelqyera me koleget dhe pacientet. Ai ka marre pjese aktive ne procesin e edukimit te mjekeve te rinj dhe ka qene per disa vite nen kryetar i Shoqates Shqiptare te Orl. Ndarja e parakohshme nga jeta e Dr Bledit eshte humbje e madhe per Sherbimin Orl, Shoqaten Shqiptare Orl dhe mjekesine Shqiptare, duke lene nje boshllek te pazevendesueshem. I shprehim ngushellimet tona Ilses, femijeve dhe familjes. U prehsh ne paqe kolegu yne i dashur!
Brizida Gjikondi: Bledi Nini, Doktor me D të madhe! I talentuar, humanist, intelektual (pasi rrallë ka të tillë), inovativ. I fliste heshtja, në buzëqeshje kish zemrën e tij të madhe. Jeta ma ka trashur cipën e dhimbjes, po sot dhimbja më pushtoi që pa gdhirë. Janë tmerr pak humanistët si ty në këto anë, e ti sduhet të ikje..Ti hapje telefonin pa i rënë 3 zile kush kish hall… kurse unë si harraqe që jam .. ende kam mes rafteve shishen e verës që të kisha taksur.. Sot dua të hesht me dhimbjen për njeriun me buzëqeshje të bukur e shpirt të madh !!!
Edmond Arizaj: Ike dhe ti Bled…
Nuk do me presesh me me ate buzeqeshjen karakteristike: He Mond, prape? Ti e di, ai veshi im kronik. Ndoshta spitali francez nuk ka per te qene me as i njejti ne syte e mi, kur te mos e lexoj me emrin Bledi Nini tek dera jote. Ishte kaq trishtues lajmi sot kur ma dha Manjola. Dhe nuk e besoja, sa me shume lexoja. Nuk mundesha. E nuk kam turp Bled ta them se per here te pare pas 21 vjetesh, kam nxjerre lot ne publik.
Per nje njeri te mire. Per nje vlonjat te mire. Per nje mjek te talentuar dhe te ri, qe e shkeputi dhunshem nga jeta e familja kjo flame e pabese. E di, nuk ke si pushon ne paqe, kur kishe plane, enderra, nje jete te gjithe per te jetuar. Por cfare mund te besh?! Kjo murtaje moderne nuk perzgjedh. Nuk ka frike as nga mjeket. Ndoshta nuk do shkruajne per ty vlla se ishe simbol i Tiranes, por ama me qindra e mijera kane kujtime prej duarve te tua. Edhe une mes tyre, shoh perdite prej kaq vitesh punen estetike tenden ne nje fytyre familjare. Prandaj do jete veshtire te harrohesh…Tani e kam kaq te pamundur te shkruaj lamtumire…por Lamtumire Bled!
