Categories Lajme

Hungaria jep 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore për Shqipërinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó. Ky takim, i zhvilluar në rrethana të jashtëzakonshme, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, u fokusua në disa çështje tepër të rëndësishme.

Avancimi i agjendës dypalëshe politike dhe ekonomike, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, mbështetja e Hungarisë për rindërtimin e vendit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, si dhe bashkëpunimi konkret në luftën kundër Covid-19, ishin ndër temat e diskutuara në takim. Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria siguroi në mbështetje të luftës kundër COVID-19, 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend.

Pasi i shprehu mirënjohjen homologut hungarez për mbështetjen e pakursyer, Cakaj pohoi me bindje se në bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren përfundimtare mbi COVID-19. Për më tepër, homologët gjatë takimit ndanë bindjen se vendimi i BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, megjithëse i vonuar, ishte i duhuri, pasi ky vendim është jo vetëm i rëndësishëm për thellimin e reformave të brendshme, por edhe për rritjen e besueshmërisë së Bashkimit Evropian në rajon.

“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në të gjitha fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018”- u shpreh Cakaj në fjalën e mbajtur. Gjithashtu, Kryediplomati siguroi se pavarësisht situatës në të cilën gjendemi, Shqipëria është e përgatitur dhe e gatshme për të kryer të gjitha detyrat teknike dhe politike, të cilat kërkohen për të avancuar më tej në procesin e negociatave, duke filluar me Konferencën e Parë Ndërqeveritare e më tej. Homologët, gjatë diskutimit, u ndalën edhe tek Komisioni i Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Hungari, i cili pritet të zhvillohet sapo situata të jetë më e favorshme, si një incentivë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Burimi:tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME