Categories Sport

Ylli i ‘Broncos’ me…

Bota e Futbollit amerikan u trazua disi këtë fundjavë me përfshirjen e një prej yjeve të NFL, në listën e të prekurve me koronavirus. Pandemia që ka tronditur globin, nuk kurseu as Von Miller, pasuesin më të mirë të kampionatit dhe një lojtar që ka spikatur në dekadën e fundit në ndeshjet më të rëndësishme, me fanelën e Denver Bronkos.

Von Miller preferoi të japë vetë lajmin e prekjes me Covid 19 duke i bërë apel tifozëve të respektojnë rregullat pasi virusi nuk bën dallime moshe dhe statusi, dhe është kërcënim për të gjithë. “Pass rusher” më i mirë i kampionatit është në izolim në shtëpinë e tij nën kontrollin e mjekëve dhe pa simptoma të rënda. Von Miller është 31 vjec dhe është seleksionuar plot 8 herë mes më të mirëve në NFL. Ai bëhet futbollisti i dytë i Ligës që preket nga koronavirusi pas rastit pozitiv të mëparshëm të Brajan Alen që militon me Skuadrën e Los Anxheles Rems.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME