Categories Lajme

Hynë në pus por ngelën të tre brenda “U hodha litarin por”

Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën në mënyrë tragjike. Dëshmitarët, të cilët kanë parë nga afër ngjarjen, kanë qenë të shumtë, ndërsa e kishin të pamundur t’u jepnin ndihmë tre personave që humbën jetën brenda në pus. Ata tregojnë ngjarjen me lot në sy, ndërsa thanë për mediat se ndoshta mund t’i shpëtonin, por prania e gazit nën tokë rrezikonte edhe jetën e atyre që do të futeshin aty. Shtetasi Sokol Simoni, banor i fshatit ku ndodhi tragjedia, tregon për media se e ka parë të gjithë ngjarjen nga afër.

Ai është shprehur se kishte parë Neim Hoxhën që të vraponte për të shpëtuar kushëririn dhe xhaxhain e tij, që kishin mbetur në pus. Por kur fqinji, Sokol Simoni, ishte afruar, ishte tepër vonë pasi ata kishin ndërruar jetë të tre. “Pashë Neim Hoxhën që vrapoi për të shpëtuar xhaxhain dhe kushëririn e tij. Unë vrapova të merrja litarët. Kur kthehem, ai kishte hyrë. I bërtita, por ai nuk u përgjigj. Thirra disa herë ‘Kape litarin Neim’, pastaj pashë që ngriu”, ka thënë Sokol Simoni.

Ndërkohë, të tjerë familjarë kanë treguar se kanë parë tmerr me sy. “Ishte e frikshme të shikoje familjen tënde aty brenda në pus, duke dhënë shpirt dhe ne nuk mund të futeshim. E provuan dy nipat të shpëtonin Kamberin, por e pësuan edhe ata. Kamberi hyri që në mëngjes, pasi pusi kishte shteruar ujin dhe ai do ta pastronte. Pa kaluar shumë kohë, filloi të ankohej se nuk po ndihej mirë dhe që po i merreshin mendtë. Aty kërkuam ndihmë pasi unë, grua, nuk mundesha dot të futesha në pus. Sa kanë ardhur çunat, u futën me radhë, por edhe ata ngelën aty brenda. Kush do t’i nxirrte, i thërrisnim, por asnjë nga ata s’po reagonte. U asfiksuan të gjithë atje brenda. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, e kishin pastruar herë të tjera, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur zonja e shtëpisë.

Tri shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e djeshme në fshatin Dyshnik të Beratit, ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit. Vëllai i viktimës 75-vjeçar, Neki Hoxha, është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha, i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë, menjëherë është futur nipi (djali i motrës), Gentian Golashi, dhe më pas djali i vëllait, Neim Hoxha, por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi, çuni i motrës, Gentiani, ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër, Neimi, dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak, mbi një orë. Më takuan rrugës zjarrfikësit, madje iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin”, është shprehur Neki Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME