Categories Lajme

Hyri gjatë meshës dhe iu afrua altarit, prifti shkelmon qenin: Kisha nuk është han pa porta

Në media shpesh kanë qarkulluar video e foto ku priftërinjtë shihen teksa mbrojnë dhe kujdesen poër qentë endacakë që hynin në kishat e tyre.

Rasti më prekës ishte ai i At Artur Oliveira nga Brazili, i cili pasi pa një katërputrosh të shtrirë në karrigen e tij, bëri gjithçka për ta birësuar nga besimtarët e tij dhe ia doli.Por ka edhe priftërinj që nuk e konsiderojnë shtëpinë e Zotit të denjë për qen, siç është rasti i një prifti të një kishe në Cajapampa të Perusë.

Ai ka vepruar mizorisht ndaj një qeni endacak që hyri në kishë gjatë meshës dhe iu afrua altarit. Të gjithë pritën që prifti të reagonte me pozitivitet, por ai i dha një shkelm të fortë qenit.

Lii Yescu, një besimtare e pranishme në kishë, postoi një video të skenës së abuzimit në llogarinë e saj në TikTok, por pamjet u bllokuan sepse u konsideruan “në kundërshtim me udhëzimet”.

Megjithatë, videoja u regjistrua dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke gjeneruar një valë kritikash kundër priftit që sulmoi qenin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME