Categories Lajme

Hyri në lokal dhe “sharroi” 3 persona! Ky është shqiptari (Foto\Emri)

Aktualisht, në listën e personave më të kërkuar në Europë janë 54 kriminelë.

Ata e kanë fituar një vend në listën e Europol për një sërë krimesh të rënda, si vrasje, trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, mashtrim etj.

Disa prej tyre kanë shkuar në Europë nga kontinente të ndryshme, por të gjithë kërkohen nga të paktën nga një forcë policore në Europë për krime të rënda. Në një artikull të botuar nga DailyMail, pjesë e listës rezulton të jetë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Gani Burreli.

Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s, në këtë shtet.

Burreli akuzohet sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin. Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME