Categories Kulture

Hyrja si triumfator e Esat Pashë Toptanit në Durrës

“L’Ouest-Eclair” ka botuar, të dielën e 11 tetorit 1914, në faqen n°4, shkrimin e “La Stampa-s” së Torinos në lidhje me hyrjen triumfale të Esat Pashë Toptanit në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha në Durrës

Romë, 10 tetor.

Një rrëfim i hollësishëm i hyrjes triumfale të Esat Pashës në Durrës sapo është dërguar në “La Stampa-n” e Torinos, nga korrespodenti i kësaj gazete në Durrës.

Dy orë para skadimit të ultimatumit të tij, Esat Pasha dërgoi një çetë prej dhjetë mijë ushtarësh të armatosur për të pushtuar pikat strategjike të qytetit. Senati shqiptar menjëherë i dërgoi një grup deputetësh duke i njoftuar zgjedhjen e tij si president i qeverisë së përkohshme dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë; gjithashtu, po ky grup e siguroi atë për besimin e pakufizuar të kombit shqiptar.

Në mbrëmje, Esat Pasha përshkoi portat e qytetit dhe, në mes të brohoritjeve të të gjithëve, mori rrugën e tij drejt “Kouates” ku anëtarët e trupit diplomatik ishin duke pritur ta përshëndetnin.

Ai i tha Baronit Aliotti, konsullit italian : “Asnjëherë deri në ditën e vdekjes sime nuk do ta harroj se një oficer italian më shpëtoi nga vrasja, se anijet italiane më mbrojtën dhe se toka juaj e bukur italiane më ngushëlloi gjatë mërgimit tim.”

Pastaj, duke iu drejtuar konsullit austriak, Herr Krall, ai tha : “Zotëri, ngushëllimet e mia më të sinqerta në lidhje me luftën e tanishme. Unë vij nga kampi ushtarak serb në Nish, ku pashë atje njëzet mijë të burgosur austriakë. Jam i mërzitur që nuk gjej këtu paraardhësin tuaj, Baronin Lœwenthal, kam një llogari të vogël për të zgjidhur me të.”

Më në fund, ndërsa njerëzit ende brohorisnin natën, Esat Pasha hyri në pallatin mbretëror, theu drynin e dyerve me duart e tij dhe u vendos i qetë në dhomën e Princ Vidit./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME