Categories Showbiz

‘Hyrrem’ dhe ‘Ezel’ bëhen bashkë! Një film që nuk duhet humbur

Dy aktorët e njohur turq , Kenan Imirzalioglu dhe Meyrem Uzerli kanë luajtur sëbashku në një film turk.  Filmi është pritur me shumë kureshtje në Turqi. “Cingoz Recai” titullohet filmi  në të cilin luajnë Kenan Imirzalioglu (Ezel) dhe Meryem Uzerli (Sulltanesha Hyrrem). Kenan Imirzalioglu luan disa personazhe në film për shkak të rolit të tij i cili është një hàjdut profesionist, ndërkohë Meryem është një màshtruese. Dy aktorët e njohur turq, së bashku me aktorët tjerë dhe produksionin kanë promovuar filmin e tyre në qytete dhe festivale të ndryshme evropiane dhe botërore.

Dhe nga fotografitë e publikuara nga evenimentet e ndryshme, është vërejtur ndryshim në pamje të aktorit Kenan Imirzalioglu. 45-vjeçarin jemi mësuar ta shohim në role të ndryshme me pamje që i përshtatet rolit, ndërsa këtë herë ai ka vendosur ta ndjékë trendin e rritjes së mjekrës.

Arsyeja e vërtetë e rritjes së mjekrës duket të ketë qenë roli në serialin për Sulltan Mehmetin II. Kenan Imirzalioglu u bë i njohur dhe i pëlqyer edhe te publiku shqiptar me rolet e Mehmet Kosovali (“Aci Hayat”, 2005-2007), Ezel Bayraktar (“Ezel”, 2009-2011) dhe Mahir Kara (Karadayi 2012-2015), në serilet e transmetuara në televizionet tona.

Nga ana tjetër, Meryem Uzerli krijoi famë ndër fansat shqiptarë falë rolit të saj në serialin për sulltan Sulejmanin serial ky që jepet çdo ditë në TV Klan. Në serialin e titulluar “Sulejmani i Madhërishëm”, ajo e portretizonte sulltaneshën Hyrrem. Më poshtë keni disa foto nga xhirimet e filmit.

Cingöz Recai (@FilmCingozRecai) | Twitter

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME