Categories Lajme

Turizmi/ Brenda majit synojmë hapjen e të gjitha rrugëve për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se turizmi këtë vit do të jetë i fokusuar te shqiptarët dhe se brenda muajit maj synojmë të hapim të gjitha rrugët për ta. Gjatë një komunikimi live lidhur me masat që po ndërmerren në situatën, Kryeministri Rama u shpreh se “ne duam ti qëndrojmë objektivit që brenda majit të mund ti hapim të gjitha rrugët për shqiptarët. Kur them për shqiptarët, kam parasysh shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ata jetojnë”, u shpreh Rama. Hapja e rrugëve, tha ai, do të jetë edhe në funksion të turizmit.

“Turizmi i këtij viti do të jetë i fokusuar te shqiptarët. Sigurisht me shpresën që nuk do të kujtohen për Suedinë vetëm kur bëjnë komente cinike dhe flasin se si ajo nuk u mbyll, por do kujtohen e sillen si suedez, në kushtet e hapjes dhe do të zbatojnë ato rregulla që i dinë përmendësh”, deklaroi Kryeministri.

Më tej, ai informoi se linjat ajrore do të jenë të mbyllura në zonën e Shengenit deri më 15 qershor, ndërsa disa vende kanë deklaruar se do ti hapin më shpejt fluturimet. Por, shtoi Kryeministri, ne kemi një korridor fluturimesh me Air Albania, por rezervimi është i vështirë për shkak se vendet ezaurohen me shpejtësi sapo hapet portali, për shkak të kërkesave të larta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME