Categories Lajme

I bënë atentat me 500 gramë tritol, zbardhet dëshmia surprizë e Preng Gjinit

Dy ditë pas atentatit me tritol që u organizua ndaj tij, Preng Gjini është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku ka treguar të gjitha lëvizjet që ka kryer në ditën kur ka ndodhur shpërthimi. Gjatë marrjes në pyetje në spitalin e Traumës në Tiranë, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi. Sa i takon vrasjes së vëllait të tij në Rrëshen, ngjarje kjo e ndodhur rret një vit më parë, Gjini është shprehur se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij. “Më kanë vrarë vëllanë por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë ditës së atentatit nuk kam parë asgjë të dyshimtë, makinën ja merrja shpesh kushëririt pasi shkoja shumë mirë me të”, është shprehur mes të tjerave Preng Gjini. 50 vjeçari është shprehur më tej se ai lëviz gjithnjë i vetëm dhe nuk ruhet nga askush, pasi nuk ka pasur asnjë lloj frike për jetën e tij.

E megjithë pretendimet e Prengës, ajo që tashmë është fakt, është se nga përplasja mes familjes së tij dhe familjes Reçi në Mirditë kanë humbur jetën 5 persona, dhe se ai vetë nuk ka sesi qendron totalisht jashtë kësaj. Dëshmia e Gjinit duket se nuk ka ndihmuar hetuesit në përparimin e zbardhjes së kësaj ngjarje, që duket se do ti shtohet dosjeve të pazbardhura të krimeve në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME