Categories Lajme

I besoi ëndrrës 20 vjeçare të burrit, shpërblehet gruaja. Fiton 60 milion dollarë në llotari

Gruaja e quajtur Deng Pravatoudom, 57 vjeçe, ka luajtur llotari për dy dekada duke përdorur një sërë numrash që burri i saj ëndërronte rreth 20 vjet më parë. Në dhjetor, ëndrra e tij u bë realitet kur gruaja e tij luajti ato numra dhe fitoi një çmim prej 60 milion dollarësh, thanë Ontario Lottery and Gaming (OLG) në një njoftim për shtyp të hënën.

Më 1 dhjetor, nëna e dy fëmijëve, e cila u pushua nga puna gjatë pandemisë, shkoi në bankë për të paguar disa fatura ndërsa burri i saj kontrollonte biletat.

Kur u kthyen në makinë, ai i tha asaj se kishin fituar 60 milion dollarë. “Isha i lumtur në ekstazë, po qaja në të njëjtën kohë. Nuk mund ta besoja në fillim,” tha Pravatoudom gjatë një feste virtuale, ku asaj iu dha çeku. “Unë do të blej një shtëpi, dhe nëse më lejohet pas Covid, do të udhëtoj botën“.

Pravatoudom emigroi nga Laosi në Kanada me 14 vëllezërit e motrat e saj në 1980. Për dekada, ajo dhe burri i saj kanë punuar shumë për të mbajtur familjen e tyre, tha ajo.

Familja ime u sponsorizua nga një kishë lokale sepse nuk kishim asgjë, unë jam mirënjohëse për mbështetjen e madhe që na dhanë përgjatë viteve,” tha ajo. “Burri im dhe unë kemi punuar me orë të gjata si punëtorë të përgjithshëm për mbi 40 vjet, duke u përpjekur të kursejmë atë që kemi mundur për familjen tonë. Për shkak të pandemisë unë u pushova nga puna pranverën e kaluar, kështu që këto para sigurisht do të ndihmojnë në lehtësimin e jetës sonë,” u shpreh Pravatoudum.

Së bashku me blerjen e disa diamante, Pravatoudom dhe burri i saj së pari do të paguajnë faturat e tyre dhe do të ndihmojnë fëmijët e tyre, të cilët ajo thotë se janë të lumtur për prindërit e tyre. “Ata thanë: ‘Mami dhe Babi ju keni punuar kaq shumë për 40 vjet dhe keni bërë shumë sakrifica, kështu që ju e meritoni këtë lumturi ‘,” tregon Pravatoudom.faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME